Nettrade Albania u themelua më 1 Qershor 2012 me objektivin e vetëm për të qenë lideri i shitjeve online në Shqipëri.
Portali kryesor që menaxhojmë dhe ai me të cilin e kemi filluar është www.dyqantaxi.com i cili çdo vit asiston mijëra shqiptarë në blerjen e tyre të parë online. Sot Dyqan Taxi është portali më i madh i shitjeve online dhe ka mbi 15.000 produkte aktive në kategoritë e tij.
Në 2013 publikuam online platformën e dytë që menaxhon kompania, e cila iu dedikua produkteve për të rritur. Shumë shpejt www.sekret.al u bë shitësi më i madh në Shqipëri për produktet erotike.
Platforma e tretë që publikuam ishte www.simjalti.al e cila u lançua në shtator të 2014. Platforma u dedikua në veshjet e femrave duke vënë në dispozicion stok nga Kina dhe Europa për tregun Shqiptar.
Në 2014 gjithashtu lançuam portalin e dedikuar luleve, www.luledielli.al
Në Shkurt të vitit 2015 lançuam portalin www.idedhuratash.al i cili u bë shumë shpejt vendi ku mund të gjenden më shumë dhurata për çdo event dhe karakter. Vazhdimisht Ide Dhuratash u zgjerua duke shtuar edhe dhurata të personalizuara të cilat klienti mund t’i porosiste pa dalë nga shtëpia.
Në Korrik të 2016 lançuam portalin www.bukinist.al , portal i dedikuar librave në shqip. Bukinist brenda vitit u bë një nga shitësit më të mëdhenj të librave në gjuhën shqipe.
Më 1 Qershor 2017 lançuam portalin www.beba.al , të dedikuar nënave shtatzëna dhe bebave nga 0 deri 5 vjeç.
Në Prill 2019 ribranduam portalin tone me te madh DyqanTaxi duke e kthyer ne Aladini.