Përse ne?
Ne jemi kompania që ka menaxhuar më shumë buxhet për rrjetet sociale se kushdo tjetër në Shqipëri. Prej 9 vjetësh jemi në tregun e shitjeve online dhe mbi 70% e buxhetit është i fokusuar tek rrjetet sociale.
Vetëm vitin e kaluar kemi menaxhuar më shumë se 200.000 Euro buxhet për Facebook dhe Instagram.
Kemi cdo ditë mbi 30 promocione aktive të cilat do ti shqyrtojmë realisht gjatë trajnimit.
Ky do jetë një trajnim unik sepse përveç teorisë dhe shembujve gjatë mësimit ju do keni mundësi të punoni realisht me promovimet dhe punën reale të 4 kompanive të ndryshme me qindra mijëra njerëz të mbuluar nga postimet dhe promovimet e këtyre kompanive.
Lektori, Valer PINDERI është themeluesi i kompanisë më të madhe të shitjeve online në Shqipëri dhe prej 9 vjetësh trajnon dhjetra punonjës të kompanisë në menaxhimin e rrjeteve sociale. Tani këto njohuri të plotësuara nga shumë trajnime dhe çertefikime personale të tij do i mundësohen jo vetëm punonjësve të kompanisë por edhe gjithë atyre që kanë interes.
Nëpërmjet eksperiencës tonë dhe praktikës që do mund të bëni gjatë trajnimit ju sigurojmë që në fund do të keni mjaftueshëm njohuri dhe eksperiencë për tu punësuar Full Time si menaxher i rrjeteve sociale.
Çfarë do mësohet?
Trajnimi do të zhvillohet në zyrat tona të punës ku një sallë do jetë në dispozicion të trajnimit gjatë 16 orëve brënda 1 muaji. Më pas secili kandidat do ketë mundësi të punojë realisht nëse ka dëshirë me projekte konkrete të kompanisë, do i jepet akses dhe do përfshihet realisht në punën e kompanisë.
Në fund të trajnimit përveç se do mësoni më të rejat në fushën e rrjeteve sociale dhe përgatitjes së kontentit të tyre por do mund edhe të fitoni eksperiencë konkrete në kompaninë më të madhe.
Trajnimi do të ndahet ne 8 ditë Teori 2 Orë seanca dhe 8 ditë Praktikë 2 deri 5 orë seanca e mundësuar në zyrat tona.
Gjatë teorisë përmajtja e temave kryesore do jetë si më poshtë.
Të bëhesh një menaxher i rrjeteve sociale
- Koncepti i rrjeteve sociale dhe kendveshtrimi i një menaxheri të suksesshëm
- Si duhen trajtuar rrjetet sociale dhe perse njohurite tuaja do spikasin nga te tjeret
- Prezantimi i rrjeteve sociale, cfarë ka më shumë efekt tek secila prej tyre dhe ku duhet përqëndruar vëmendja tek secila, Facebook, Instagram, Youtube, Linkedin
- Prezantimi i konceptit me pagesë
- Planifikimi i strategjisë së kontentit
- Njih Audiencen, strategjia dhe teknika për ta njohur audiencën
- Njih konkurencen, rëndësia dhe teknika për të qëndruar vigjilent ndaj konkurrencës
- Si të planifikojmë kontentin dhe të ndërtojmë një kalendar postimes të suksesshme
- Si të rrisim vazhdimisht rezultatin,Vendosa e objektivave dhe qëllimeve të qarta per te bere analizat dhe për të ditur drejtimin e punës tuaj.
- Tipologjia e kontenteve të ndryshme dhe si të përfitojmë maksimumin nga to (facebook, Instagram, Youtube)
- Krijimi i kontentit cilësor dhe me pak energji
- Si të krijojmë kontent me foto dhe burimet e gjetjes dhe përpunimit të materialeve
- Krijimi i kontentit me rezultat të lartë për trafik apo komente dhe shpërndarje.
- Si të krijojmë content me video dhe programet që mund të përpunohen videot.
- Krijimi i postimeve të suksesshme
- Këshilla per postime qe te behet share që të ndahet nga vizitorët
- Fillimi i prjekteve konkrete të postimeve
- Ndërtimi i proceseve të punës që do na rrisin rezultatin dhe përmirësojmë menaxhimin e kohës.
- Si të përdorim skedulimet për të optimizuar kohën dhe rezultatin
- Prezantimi i disa programe automatizimi dhe mënyra e përdorjes së tyre.
- Si të maksimizojmë efektin e Giveway
- Si të maksimizojmë rezultatin nga kompeticionet
- Prezantimi i promocioneve me pagesë, qellimi dhe analiza e tyre
- Prezantimi i Dashboard dhe shpejgimi i elementëve të rëndësishëm për çdo lloj fushate
- Si të përdorim tipologjitë e ndryshme të promocioneve në audienca të ndryshme me qëllime të ndryshme.
- Si të përcaktojmë objektiva të qartë për rezultat maksimal me qëllimet e tyre.
- Si të analizojmë qartë rezultatet dhe përdorimi i analytics për maksimizimin e efektit të punës tonë
- Si të bëjmë promocione të suksesshme në Facebook
- Si të maksimizojmë promovimet Promovimet per trafik.
- Si të maksimizojmë promovimet per engagmend.
- Si të maksimizojmë promovimet për njohjen e biznesit.
- Promovimet ne instagram, Youtube, Linkedin
- Si të maksimizojmë rezultatet nga promovimet në instagram
- Si të maksimizojmë promovimet në Youtube
- Kur mund të përdorim Linkedin për të patur rezultat në biznes.
Përse duhet ta bëni këtë kurs me ne?
Sepse lektori i trajnimit Valer PINDERI ka mësuar gjithçka nga fillimi në mënyrë autonome dhe rezultatet konkrete kryesisht në fushën e marketingut digital e kanë shndërruar kompaninë Nettrade në drejtuesin e tregut të shitjeve online.
Kompania jonë ka eksperiencë dhe ka punuar me kompani të vogla njëkohësisht edhe kompani të mëdha duke kuptuar nevojat e secilës prej tyre. Kjo përvojë na jep avantazhin për të kuptuar tipologji të ndryshme biznesi dhe kështu për tju dhënë ju përvojën më të mirë të mundshme për tu përshtatur me cilin do biznes në tregun Shqiptar.
Vetëm gjatë 2019 kemi menaxhuar më shumë se 200.000 Euro buxhet promocionesh në rrjete sociale. Gjithashtu ju do keni mundësi të punoni dhe të shikoni aktivitetin e menaxhimit të qindra Eurove në ditë nga platformat që ne disponojmë.
Përshtypje nga njerëz që kanë punuar me ne: