Rreth Nesh

Nettrade Albania filloi si kompania e parë e fokusuar në shitjet online në Shqipëri, me objektivin për të shtuar blerësit online.

 

Në fillimet tona shumë pak njerëz kishin blerë tek një faqe shqiptare dhe gjithashtu asnjë punonjës nuk kishte eksperiencën që duhej në këtë sektor, për të na treguar rrugën e duhur që duhet të ndiqnim. Me përkushtim edhe insistim të vazhdueshëm ne mësuam gjithçka vetë, duke u rritur vazhdimisht çdo vit.

 

Për 5 vitet e para ne jemi dyfishuar si në staf e ambiente pune ashtu edhe në shitje dhe numër klientësh. Kjo rritje në shifra u shoqërua edhe në rritje në standarte, duke na bërë ekspertë të fushës së shitjeve online dhe partner i besuar për bashkëpuntorët dhe klientët tanë. 5 vitet aktuale jemi të vendosur për tu bërë një nga shitësit me pakice më i madh në Shqipëri dhe Kosovë dhe gjithashtu pika kryesore e referimit për konsumatorin shqiptar.

Nëpërmjet platformave tona ne do të ofrojmë më shumë produkte se cilido rrjet tjetër tradicional dhe nëpërmjet infrastrukturës sonë do të mund t’i shërbejmë mijëra njerëzve çdo ditë, pavarësisht vendndodhjes së tyre.Jemi të qartë që rruga për të përshkruar është e vështirë dhe e mundimshme, por gjithashtu jemi të vendosur që duke u përmirësuar vazhdimisht dhe duke u përshtatur më shpejt me inovacionet e kohës ne do t’ia dalim me sukses.

 

Platformat tona online:

 

www.aladini.al  Platforma më e madhe e shitjeve online në Shqipëri ku ka mbi 15.000 produkte aktive për klientët e tyre.
www.idedhuratash.al  Platforma e dedikuar për dhurata më shumëllojshmërinë më të madhe për çdo karakter dhe event.
www.bukinist.al  Platforma më e madhe e shitjeve të librave Shqip. Duke patur mbi 5000 tituj me informacion të detajuar dhe përshtypje nga klientet.
www.beba.al Platforma e dedikuar për produktet e fëmijëve 0 – 5 vjeç dhe nënat shtatzëna. Duke ofruar të gjitha produktet e nevojshme për këtë grupmoshë platforma është pika kryesore e referimit.
www.sekret.al Platforma më e madhe e produkteve erotike në Shqipëri. Me një gamë të gjerë produktesh për çdo kategori në këtë sektor unik.