Jemi partneri i duhur për rritjen e shitjeve të biznesit tuaj.
Nëse ju jeni një distributor produktesh, ne jemi partneri juaj ideal për të rritur shitjet e biznesit tuaj.
Aktualisht kemi mbi 300 partnerë biznesi dhe me secilin prej tyre, që i ka dhënë përparësi bashkëpunimit me ne, kemi patur një rritje të vazhdueshme nga fillimi i bashkëpunimit.
Kemi një strategji afatgjatë pune dhe jemi të gatshëm të respektojmë të gjitha rregullat dhe parimet e bashkëpunimit me partnerët tanë.
Ne kemi shumë kanale shitjesh për produktet tuaja.
Kemi sektorin kryesor ecommerce që mban pozicionin lider, me një dominim të ndjeshëm ndaj konkurencës në Shqipëri. Aktualisht menaxhojmë 5 platformat më të mëdha të shitjes online për sektorët e tyre dhe numri i porosive ditore rritet çdo ditë edhe më shumë.
Platformat tona më të rëndësishme janë:
www.dyqantaxi.com Dyqani më i madh online në Shqipëri. Me mbi 10 kategori të mëdha produktesh si: elektronika, tablet dhe smartphone; Kompjuter dhe kancelari, Moda për femra dhe meshkuj; produkte për fëmijët dhe lodra; kujdesi personal; produkte shtëpie; produkte sporti; produkte makine.
www.idedhuratash.al Platforma më e madhe për gjetjen dhe dërgimin e dhuratave në Shqipëri. Është dyqani me më shumë alternativa produktesh për çdo event dhe kategori. Gjithashtu dyqani më i madh për të bërë dhuratat e personalizuara.
www.bukinist.al Platforma më e madhe e shitjes dhe informimit të librit në shqip. E fokusuar tek libri dhe promovimi i tij. Me një bashkëpunim me të gjitha shtëpitë botuese serioze në Shqipëri, Bukinist është promovuesi më i madh i leximit dhe librit.
www.beba.al Platforma më e madhe dedikuar grave shtatzëna dhe fëmijëve nga 0 deri 5 vjeç. Në këtë platformë përmblidhen nga të gjithë distributorët shqiptarë produktet më të mira për këtë kategori klientësh duke e bërë vendin me më shumë zgjedhje në Shqipëri.
www.sekret.al Platforma më e madhe e produkteve erotike në Shqipëri. Me një gamë të gjerë produktesh për çdo kategori në këtë sektor unik.
Kompania jonë ka një rrjet me dyqane fizike, ku produktet me kërkesë më të lartë i prezanton në vitrinë, duke iu dhënë mundësinë klientëve t’i prekin fizikisht ato. Njëkohësisht t’i asistojë për problemet që mund të kenë me platformat e shitjeve online.
Gjithashtu kompania ka sektorin B2B. I vënë në dispozicon për kompanitë që duan të plotësojnë nevojat e tyre, me produkte nga të gjitha alternativat që ne ofrojmë në kanalet tona të shitjes me pakicë.