Job: Kujdes Klienti

Title Kujdes Klienti
Categories Kujdesi i Klientit
Job Information

Kompani NetTrade Albania shpk kerkon nje person per pozicionin e punes “Kujdes Klienti”.
Punonjesi qe kerkohet do te jete i fokusuar tek platforma “bukinist” i cili eshte shitesi me i madh i librave ne vend. Personi duhet te jete i afte te kuptoje lexuesit e librave dhe te gjeje lehtesisht informacion mbi titujt e ndryshem ne internet.

Preferohen persona te qendrueshem qe duan te punojne ne kompani per nje periudhe te gjate kohe duke u trajnuar dhe duke punuar per tu rritur ne detyre vit pas viti, kompania jone i jep mundesine gjithe punonjesve te zhvillohen ne karrieren e tyre gjate kohes qe punojne tek ne.

Te interesuarit te dergojne CV duke aplikuar me poshte.

Detyrat

  • Individi do te kujdeset per pyetjet dhe porosite e ndryshme qe do te vine nga klientet e kompanise.
  • Detyrat e tij kryesore do jene komunikimi ne chat me klientet. Marja e porosive nga rrjetet sociale apo adresat tona te emailit. Regjistrimi i porosive ne sistem.
  • Komunikimi me lexuesit e librave ne telefon per gjurmimin e porosive te tyre dhe komunikimi midis rrjeteve sociale dhe emailit per titujt e librave dhe autoreve qe klientet mund te kene do te zere pjesen me te madhe te dites se punonjesve.
  • Gjithashtu punonjesit do te kene mundesi te provojne veten e tyre ne marketingun e librave, pershkrimin dhe do perfshihet ne strategjine e gjithe portalit me qellim pervetesimin e me shume aftesive dhe provimin e individit ne detyra te reja per zhvillimin e tij te karrieres.

Kualifikimet / Kërkesat

  • Te jete i komunikueshem.
  • Te shkruaje me drejtshkrim ne kompjuter.
  • Te shkruaje shpejt.
  • Te dije te menaxhoje klientet e shqetesuar.
  • Te kete ambicie per tu kualifikuar me tej.
  • Te jete i qendrueshem ne pune.
Apply Now