Job: Design Full Time

Title Design Full Time
Categories Departamenti i Marketingut
Job Information

NetTrade Albania shpk kerkon te punesoje Designer Full Time.


Kompania jonë ka filluar me një punonjës dhe sot ka të punësuar 53. Për ne rritja e individëve është shumë e rëndësishme dhe besojmë që individë me pak eksperiencë por me vetëdisiplinë dhe vetëmotivim mund të zhvillohen shumë brenda pak kohe në kompaninë tonë.


Prej 5 vjetesh NetTrade Albania eshte ne tregun Shqipetar duke ofruar sherbime cilesore ne sektorin e Ecommerce. Kompania jone ka krijuar dhe menaxhon disa faqe shitjesh online, me te rendesishmit www.dyqantaxi.com , www.bukinist.al , www.idedhuratash.al , www.beba.al , www.sekret.al .


Designeri qe do te punesohet do te marrë pjesë në konceptimin dhe realizimin e fushatave promocionale, zbatimi i koncepteve te paracaktuara, rifreskimi i faqeve online dhe përpunimi apo fotografimi i produkteve që do të prezantohen online.


Kandidati duhet te kete njohuri ne Photoshop, Ilustrator. Njohuri mbi programe te tjera dizajni perbejne avantazh.
Te jete i perkushtuar, i pergjejshem dhe te bashkepunoj mire ne grup.
Te kete ambicie per te ndertuar nje karriere ne fushen e dizajnit.
Te kete punuar me pare ne fushen e dizajnerit perben avantazh.


Punonjesit e kompanise kane mundesi per tu rritur ne karriere dhe per tu trajnuar ne profile te tjera te sektorit te marketingut dhe design.


Te interesuarit te dergojne CV tek adresa marketing@nettrade.al ku te kene demostruar edhe disa prej puneve te tyre.

Apply Now