5 vjet Dyqan Taxi, ky është vetëm fillimi

Event_2_baner_horizontal
5 vjet Dyqan Taxi, ky është vetëm fillimi

 

Me 11-11-2011 u lançua portali ynë i parë Dyqan Taxi, i cili e nisi rrugën me një ide të qartë me vetëm 2 punonjës dhe në datë 11 nëntor të vitit 2016 mbushi plot 5 vjet. Në këtë ditë, ne ambjentet e Innovation Hub Tirana, u festua 5-vjetori ku kompania jonë mblodhi, për të festuar sëbashku, të gjithë partnerët dhe furnitorët që kanë bashkëpunuar me ne gjatë këtyre 5 viteve si dhe stafi që punon çdo ditë që ky projekt të rritet akoma më shumë. Gjatë eventit u tregua historiku si Dyqan Taxi ka evoluar gjate ketyre 5 viteve, rritja e çdo viti në klikime, produkte, staf dhe shitje. Gjithashtu u dhanë edhe 3 cmimet për furnitorët që e kanë përkrahur Dyqan Taxi që në fillimet e tij, ku ai njihej shumë pak në treg. Në mbyllje të eventit, gjithashtu u dhuruan 5 cmime për klientët të cilët kanë bërë blerje gjatë javës në portal, ku u dhuruan Samsung Galaxy S6 Edge, Televizor Lobod 32’’, Tablet Estar 10.1’’, orë inteligjente bluetooth U8 dhe bateri e jashtme 20000mah me panel diellor.
Më poshtë shikoni disa momente gjatë eventit.

Momente nga eventi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *